Fjolla Morina paralajmëron protestë sot, thotë se “po kërkon t’i mbrohet jeta e vajzës”

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina, e cila së fundmi kishte një pauzë në media sociale, duket të mos e ketë pasur të lehtë periudhën e fundit.

Fjolla ka rrëfyer shumë të pathëna rreth jetës së saj personale, historisë së akuzave mbi posedim dhe trafikim të armëve si dhe detaje të tjera, të padëgjuara më parë.

Ajo ka thënë se ndihet e rrezikuar, derisa ka lutur popullin që sot duke filluar nga ora 13:00 të dalin në protestë tek sheshi kryesor në Prishtinë, për siç u shpreh ajo, “për t’ia shpëtuar jetën asaj dhe vajzës së saj 7-vjeçe”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e fundit të publikuar në llogarinë zyrtare të Instagramit të Fjolla Morinës.

Të ngjashme