Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, duket se po e shijon si më së miri jetën e saj të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është zhvendosur në New York me shpresën për të prekur ëndrrën amerikane, në tentim për të zhvilluar një karrierë të re atje.
Flaka ndërkohë po tregohet mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova i befasoi të gjithë kur u shfaq me stil të ri të flokëve, duke marrë një pamje krejt tjetër me flokë të shkurtra.