Ekonomia Online
FUNDIT

Flakë në parlamentin shqiptar, mazhoranca miraton me shpejtësi projektbuxhetin dhe më pas mbyll seancën

Flakë në parlamentin shqiptar, mazhoranca miraton me shpejtësi projektbuxhetin dhe më pas mbyll seancën

Seanca plenare e kësaj të hëne, ku u miratua me 73 vota pro projektbuxheti, është shoqëruar me përplasje të forta, njoftojnë mediat në Shqipëri. Kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike ata të cilët kanë ndezur flakadan të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë. Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, […]

Seanca plenare e kësaj të hëne, ku u miratua me 73 vota pro projektbuxheti, është shoqëruar me përplasje të forta, njoftojnë mediat në Shqipëri. Kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike ata të cilët kanë ndezur flakadan të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.

Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë, madje pas tyre dhe gazetarët.

Maxhoranca miratoi pa diskutime projektbuxhetin për vitin 2024 brenda 5 minutave, duke shënuar seancën më të shkurtër të Kuvendit në historinë e parlamentarizmit.

I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

Flakët u përhapën pasi një prej flakadanëve ra mbi ulësen e tavolinës së një prej deputetëve të opozitës.

Ka qenë ndërhyrja e gardës me ujë që parandaloi përhapjen e flakëve.

Të ngjashme