Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri

Prishtinë | 06 Qer 2025 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë, flamingot kanë nisur të folezojnë në Shqipëri, dhe lajmi i mrekullueshëm vjen nga laguna e Nartës, një habitat i rëndësishëm për këtë shpend të rrallë. Pas vitesh përpjekjesh për folezim në këtë zonë, gjatë monitorimit të fundit janë regjistruar 281 fole me vezë, të cilat pritet të çelin së shpejti.

Ky zhvillim i rëndësishëm biologjik tregon se flamingot nuk janë më vetëm vizitorë sezonalë në Shqipëri, por mund të bëhen pjesë e qëndrueshme e biodiversitetit vendas dhe europian, nëse folezimi mbrohet dhe sigurohet çdo vit.

Megjithatë, ky sukses i rrallë vjen në një vit të trishtuar për lagunën, pasi aty u krye fluturimi testues i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ky test, edhe pse vetëm me një avion të vogël, u pa si një paralajmërim i zymtë për të ardhmen e flamingove në deltën e Vjosës, nëse aeroporti nis të funksionojë në mënyrë të rregullt.

Flamingoja i shtohet tashmë listës së shpendëve folezues në Shqipëri, por ky arritje ekologjike, e ndihmuar edhe nga politikat mbrojtëse të vendeve fqinje, është në rrezik të zhbëhet nga zhvillimi i paqëndrueshëm dhe ndërhyrjet në habitatet natyrore të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.

Të ngjashme