“Flamujt janë vendosur në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, jo në përkrahje përballë Kroacisë”

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 17:07 | Nga

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media ka sqaruar vendosjen e flamujve francezë në qendër të qytetit.

Sipas tyre,  vendosja e flamujve francez në qendër të qytetit nuk ka të bëjë  me përkrahje për kombëtaren e Francës në finalen e botërorit përballë Kroacisë, por në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, e cila është vendosur të bëhet të shtunën sipas kalendarit të Komunës.

Në njoftim, më tutje thuhet se,  të dielen do të hiqen flamujt e shtetit francez, derisa nën organizimin e kryetarit Haziri, qytetarët do të mund ta shohin finalen e Botërorit përmes një projektori gjigant në sheshin “Agim Ramadani”.

Përndryshe, në kuadër të Muajit të Mërgatës, Komuna e Gjilanit, më 21 korrik, shënon Ditën Kombëtare të Belgjikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme