Flet babai i të plagosurve: S’e di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Zvonimir Stojanviq, babai i të plagosurit në Shtërpcë, Millosh Stojanoviq, ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu.

Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.

“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviq, shkruan Telegraf.rs, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.

Të ngjashme