Flick me oferta nga Premier League

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Klubet angleze kanë shfaqur interesim për trajnerin gjerman të Bayern Muenchenit, Hans Flick, njofton revista gjermane “Kicker” të enjten.

Flick ka kontratë me Bayernin deri në fund të stinorit dhe klubi bavarez ende nuk i ka ofruar kontratë të re. Një numër i klubeve të Premier Leagues kanë shfaqur interesim për Flickun 55-vjeçar.

Flick ka ndihmuar Bayern Muenchenin të marrë veten që kur e ka zëvendësuar Niko Kovaçin. Ai është angazhuar si trajner i përkohshëm te Bayerni.

Të ngjashme