FMN: Kosova dhe Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 08:54 | Nga

FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3,7 për qind, ndërsa ekonomia kosovare pritet të rritet me 3,5 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar parashikimin se ekonomia shqiptare do të ketë rritjen më të lartë në rajon gjatë këtij viti. Menjëherë pas Shqipërisë, vjen Kosova. Në raportin e sapopublikuar mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3.7 për qind, nga 3.5 për qind sa u rrit vitin e kaluar

Sipas FMN-së, kjo është ecuria më e mirë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës. Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5 për qind, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, prodhimi kombëtar do të zgjerohet respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind.(TCH)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme