FOL: Për gjashtë muaj, janë zgjidhur 148 lëndë për korrupsion

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 12:24 | Nga Valbona Bytyqi

Gjykatat në Kosovë kanë zgjidhur më shumë lëndë kundër korrupsionit se sa që kanë pranuar. Kështu u tha në publikimin e raportit të Lëvizjes Fol lidhur me performancën e gjykatave në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë periudhës janar-mars në gjykatat e Kosovës kanë qenë gjithsej 355 lëndë qe lidhje korrupsion ndërsa janë pranuar 70 lëndë të reja prej këtyre lëndëve janë zgjidhur gjithsej 184, raporton Ekonomia Online.

Më shumë lëndë janë zgjidhur se sa janë pranuar edhe në periudhën prill-qershor. Në këtë tremujor janë pranuar gjithsej 56 lëndë të reja ndërsa janë zgjidhur 64.

Jeton Zulfaj, nga Lëvizja Fol tha se nëse kjo zgjidhje e lënëve përkthehet në përqindje atëherë bie se gjykatat në tremujorin e parë kanë zgjidhur 120% të lëndëve”.

“Në këtë raport gjithashtu u publikua edhe numri i personave që kanë dal para gjykatave për raste të korrupsionit. Gjatë muajve janar, shkurt mars para gjykatave kanë dalë gjithsej 1004 persona ndërsa gjatë prill maj qershor para gjykatave kanë dalë 944 persona”.

Ky raport është bërë pas analizimit të lëndëve më gjykatat themelore në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.

Të ngjashme