Foli për vrasjen e vëllait të tij, Policia e Kosovës e interviston Ramush Haradinajn

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Zyra për informim e Policisë Rajonale në Pejë, ka konfirmuar raportimin e mediave në lidhje me intervistimin e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Mund ta konfirmojmë se dje rreth orës 10:30, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj. Për hollësira tjera mund ta pyesni zyrën e kryeministirit”, thuhet në përgjigjen e policisë rajonale të Pejës për Gazetën Sinjali.

Enver Haradinaj është vrarë në vitin 2005 nga persona ende të panjohur. Atentati kishte ndodhur në fshatin Raushiq në rrugën kryesore ndërmjet Pejës dhe Deçanit, kundër Enver Haradinaj, i cili ndodhej në një veturë.

Të ngjashme