Spitali i Prizrenit është spitali i radhës i cili pranon donacion nga fondacioni Golden Eagle.
Punëtorëve shëndetësor të spitalit rajonal të Prizrenit përmes këtij donacioni iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse të cilat përmbajnë 820: maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dezinfektues si dhe 600 njësi lëngje frutash Relax 100%.
Fondacioni Golden Eagle po vazhdon edhe me tutje dhënien e donacioneve për punëtoret shëndetësor ne te gjitha spitalet e komunave te Kosovës.
Deri me tani, përfituesit e donacioneve nga fondacioni Golden Eagle kane qene: Spitali Rajonal i Pejës, Spitali rajonal i Gjakovës, Spitali i Ferizajt, Vushtrrisë, Gjilanit dhe Spitali i Prizrenit.