Mediumi prestigjioz zviceran “Blick” ka shkruar për iniciativën e shqiptarëve për mbledhjen e parave për të paguar gjobën e futbollistëve të Zvicrës, që u dënuan nga FIFA për festimin me shqiponjë.
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri u gjobitën me nga dhjetë mijë franga, ndërsa Stephan Lichtsteiner me pesë mijë, të tre për shkak se festuan me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë.
Tani, iniciativa e nisur në “GoFundMe”, që deri tash ka grumbulluar gati 11 mijë dollarë është bërë lajm edhe në Zvicër.
Kjo faqe ka përshkruar shkrimin e iniciativës se “lojtarët kanë sjellë gëzim për zviceranët dhe shqiptarët kudo në botë andaj ndajeni një minutë dhe përkrahni”.