Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, në Kosovë.

Forcat Tokësore të Shqipërisë bënë të ditur se efektivët shqiptarë nisin misionin e tyre me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Kontribut për paqen, krenari për Shqipërinë.

Poshnjë – Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të mesazhit, Forcat Tokësore u uruan suksese pjesëtarëve të kontingjentit në misionin e tyre në Kosovë dhe një kthim të sigurt në atdhe.

Të ngjashme