Forcat turke kanë marrë nën kontroll një numër të fshatrave në veri-perëndim të Sirisë, në ditën e tretë të një ofanzive kundër luftëtarëve kurdë.
Trupat ushtarake, të shoqëruar nga aleatët rebel sirian, kanë marrë kontrollin e disa zonave në Afrin, është raportuar në mediat turke.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë që nuk do të zmbrapset nga ky sulm, pas bisedimeve me Rusinë.
Forcat tokësore ushtarake të Turqisë kanë hyrë në veri të Sirisë, si pjesë e kampanjës së Ankaras për të larguar luftëtarët kurdë nga kufiri.