Formacionet e mundshme: City i kompletuar përballë Dortmundit me disa mungesa

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Manchester City do të jetë nikoqir i Borussia Dortmundit për takimin e parë çerekfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Takimi që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Etihad Stadium’, me Citizens që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë ballafaqim, Pep Guardiola do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të shpresojë që të marrë një fitore bindëse.

Në anën tjetër, Dortmundit do t’i mungojnë lojtarët si, Axel Witsel, Dan-Axel Zagadou, Marcel Schmelzer dhe Jadon Sancho, që janë të lënduar, derisa Youssoufa Moukoko është në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Cancelo, Gundogan, Rodrigo, De Bruyne, Foden, Sterling, Bernardo Silva

Formacioni i mundshëm i Borussia Dortmundit: Hitz, Guerreiro, Hummels, Akanji, Can, Delaney, Reus, Dahoud, Bellingham, Hazard, Haaland.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme