Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja e fundit e fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Lille.
Blutë duhet të fitojnë për ta pasur të sigurt kualifikimin e mëtutjeshëm në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.
Skuadra franceze nuk ka kurrfarë motivi për këtë sfidë, duke qenë se nga pesë ndeshjet e mëparshme ka arritur të arkëtojë vetëm një pikë.
Trajnerët Frank Lampard dhe Christophe Galtier i kanë zgjedhur formacioent me të cilat do ta nisin lojën në këtë sfidë.
Formacioni startues i Chelseat:
Formacioni startues i Lille:…
Ajaxi dhe Valencia zhvillojnë takimin tjetër të Grupit H, ku skuadra holandeze kualifikohet edhe me barazim, ndërsa ekipit spanjoll i nevojitet domosdoshmërisht fitorja për të mos lënë asgjë hapur. /Telegrafi