Ndeshja kryesore e ditës së diel në Serie A do të zhvillohet në Torino.
Kampioni aktual i Italisë, Juventus do të jetë nikoqire e Lazios në javën e 21-të.
Bardh e zinjtë që humbën javën e kaluar nga Fiorentina kërkojnë fitore përballë Lazios pasi në të kundërtën mund ta humbin pozitën e parë.
Formacionet zyrtare:
Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Asamoah, Khedira, Pjanic, Cuadrado, Dybala, Mandzukic, Higuain.
Lazio: Marchetti, Patric, De Vrij, Wallace, Radu, Parolo, Biglia, Milnkovic, Lompardi, Immobile, Anderson.