Këtë të hënë, Kosova do të tentojë të marrë fitoren e parë në një ndeshje zyrtare që nga momenti që njihet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA.
Përballë Kombëtares së Kosovës do të jetë Letonia. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.
Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje trajneri i përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti, deklaroi se atmosfera në skuadër është pozitive dhe mbështetja e tifozëve mund ta çojë Kosovën drejt suksesit.
“Kemi punuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve. Brenda grupit entuziazmi është i lartë dhe atmosfera është pozitive. Të gjithë futbollistët e dëshirojnë me çdo kusht fitoren. Të gjithë lojtarët e konsiderojnë të veçantë këtë ndeshje pasi do të luajnë përballë publikut të zjarrtë kosovar. Mendoj se me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë do të arrimë ta fitojmë këtë duel”.
Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës në miqësoren ndaj Letonisë:
Kosova: (4-3-3): Ujkani, Aliti, Dallku, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, V.Berisha, Kryeziu, Rashica, B.Berisha, Muriqi.