Fotografi të rralla nga dasma e Princeshës Diana

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Fotografi që nuk janë parë më herët nga dasma e Princeshës Diana dhe Princit Charles janë publikuar, falë Shtëpisë së Ankandeve RR.

Këto fotografi ishin shkrepur nga Lord Patrick Lichfield, fotograf dhe kushëri i largët i familjes.

Ndonëse Princi Charles dhe Diana u martuan në Katedralën e Shën Palit më 29 korrik 1981, fotografitë në këtë seri na japin një pasqyrim të rrallë në pritjen që u organizua në Pallatin Buckingham.

Këtu mund ta shihni Princeshën Diana që bisedon me shoqëruesen e saj të vogël derisa vjehrra e saj e re e vëzhgon atë.

Këtu është Mbretëresha Elizabetë II duke përcjellë në televizor turmën e madhe të njerëzve që ishin mbledhur jashtë Pallatit Mbretëror.

Shumë nga këto fotografi të rralla të një prej dasmave më ikonike mund t’i shihni më poshtë. Shijoni!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme