Fotografia e madhe rreth Kosovës

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 21:32 | Nga Dardan Islami

Kur me 17 Shkurt 2008 Kosova e shpalli Pavarsine e saj, ambasadori rus ne OKB i ftofte dhe pa emocine fliste se “ky i ashtuquajtur shtet i Kosoves do te jete nje shtet i korruptuar, qerdhe e krimit te organizuar dhe trafikanteve te droges, qerdhe e terroristeve islamik, pra nje shtet i deshtuar”.

Rusia kishte prezencen e saj ushtarake ne Kosove per disa vjet pas lufte, por prezenca e saj civile diplomatike brenda UNMIK-ut, OSBE, dhe zyra e saj nderlidhese ne Prishtine nuk i nderpreu asnjeher deri sot kontaktet me eksponent te caktuar anti NATO!?

Fushata e eger kunder shtetit te Kosoves filloi te marr form pas ngjarjeve te marsit 2004 ku eksponente te njohur dhe te panjohur i vune flaken kishave dhe pronave serbe! Provokimet nga pala serbe nuk u ndalen asnjehere, ato vetem u fuqizuan me hapjen e qendres ruse te spiunazhit ne Nish pas vitit 2010, per tu intensifikuar ne keto 3-4 vjetet e fundit , kur edhe filloi ti jape rezultatet e para ne terheqjen e njohjeve dhe bllokadat per antarsim ne organizma ndrrkombtar!

Ky “blueprint” per shkaterrimin e shtetit te Kosoves, i realizuar ne disa faza, ne kordinim te plote serbo-rus mbeshtetut nga kisha serbe, u fokusua ne pikat e dobeta te shtetit tone, duke na sulmuar nga brenda dhe jashte sistemin nervore te shtetit te tone!

Ne fotografine e madhe qe une e shikoj, nuk me habisin metodat e propagandes dhe ato te veprimit, kur di se eshte planifikuar detajisht dhe implementuar per rreth dy dekada, ku jane mbledh dhe procesu shume informacione nga opertaiv te ndyshem, penetrime, shantazhe, ndikim ne media dhe ekonomi, me nje te vetmin qellim qe ti fuqizoje ato tri pikat e permendura nga ambasadori rus ne OKB, fiks para 12 vjetëce.

Personalisht me brengos intensifikimi i fushates mu ne kete kohe me shume vakum dhe pasiguri globale , pra momenti kritik, si dhe vete jetegjatesia e kesaj faze?

Kjo fushate sado qe eshte e eger dhe damshme, e deshifruar, mund te kthehet ne nje motor pozitiv per vetedismin e popullsise, duke e luftu krimin, terrorizmin, korrupcionin, per te mos deshtuar ashtu siq e kan parapare armiqet tane ne “blueprint” te tyre! Te mireinformuar, te vedijshem dhe te mobilizuar, duke mos lejuar te behemi protagonist te skenarit dhe propagandes se tyre, mund te jemi te sigurte se do te deshtojne ata ne planin e tyre, e jo shteti yne!

Të ngjashme