Fotoreporterja gjermane flet për përjetimet e saj nga lufta e Kosovës: “Fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit”

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Fotoreporterja gjermane e luftës Ursula Meissner, ka folur për përjetimet e saj për luftën e fundit në Kosovë.

Ajo thotë se fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit.

Meissner ka rrëfyer në një intervistë për takimin me një vajzë të vogël nga Kosova e cila kishte ecur shumë për të ikur nga rreziku.

“Kur po udhëtoja në Kosovë, ishte fytyra e një vajze. Vajza e vogël nuk kishte fjetur për dy ditë e dy netë dhe kishte ecur në shumë male për të shmangur rrezikun. Në këtë fotografi mund të shihje gjithë mjerimin dhe vuajtjen e shqiptarëve të Kosovës. Kështu më kanë thënë njerëzit që e kanë parë këtë foto. Nuk ka nevojë për gjak apo armë”- tha ajo.

Fotoreporterja gjermane ka realizuar fotografi nga vatra të ndryshme të luftës, duke filluar nga lufta në Ukrainë, Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë, dhe vende të tjera.

Të ngjashme