Franca anulon vendimin për shkurtim e shpejtësisë në rrugët rurale për 10km/h

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Qeveria Franceze ka zbuluar vendimin e saj për ta anuluar reduktimin e limitit të shpejtësinë në rrugët pa barriera ndarëse.

Gjatë vitit të kaluar, limiti i shpejtësisë në rrugët rurale në Francë ishte 80km/h në magjistrale, ndërsa tani do të rikthehet në 90km/h, pavarësisht se me këtë janë reduktuar numri i aksidenteve me fatalitet, transmeton koha.net.

Vendimi i tyre për shkurtim të shpejtësisë për 10km/h kishte arritur qëllimin e tij, duke zvogëluar aksidentet me fatalitet në rrugët rurale për 127 gjatë gjysmës së dytë të 2018-ës, krahasuar me vitet e më pashme me periudhën e njëjtë kohore.

Instituti kërkimor Francezë, Cerema dhe Observatori i Sigurisë Rrugore Franceze kanë pohuar se zvogëlimi i shpejtësisë ka pasur ndikim në zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet ndërsa ka zgjatur me vetëm 1 sekondë kohën e vozitjes për kilometër.

Qeveria është detyruar që ta anuloj vendimin për shkak të protestave të mëdha në të gjithë Francën.

Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit (ETSC) ka kritikuar anulimin e vendimit nga Franca, duke potencuar se shumica nga vendet me të dhënat më të mira të sigurisë rrugore në Evropë kanë 70km/h apo 80km/h limitin e shpejtësisë në rrugët ekuivalente të tyre, duke shtuar se shpejtësia e papërshtatshme është përgjegjëse për 20 deri 30 për qind të të gjitha aksidenteve fatale në kontinent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme