Dhjetë persona të ekstremit të djathtë francez u arrestuan dje në mbrëmje me akuzën për veprime të dhunshme kundër fesë myslimane, sipas burimeve të hetimit.
Të 10 personat janë arrestuar në rajone të ndryshme, mes të cilave edhe nga ishulli i Korsikës, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
Dyshohet se shefi i kësaj organizate ishte një punonjës policie në pension dhe pjesëtarët e këtij grupi ishin të moshës midis 32-69 vjeç.
Nuk dihen saktë cilat ishin pikësynimet e grupit AFO, por në shikim të parë kishin si objektiv veprime të lidhura me islamin radikal.