Franca ka regjistruar 41.622 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, që është shifër rekorde në Francë që nga fillimi i pandemisë. Shifrat rekorde janë publikuar pak pasi që Qeveria e Francës ka njoftuar se do të zgjerojë orën policore edhe në rajone tjera, pasi e vendosi në Paris një javë më parë.
Numri i personave në Francë që kanë vdekur nga COVID-19 është rritur për 162, duke çuar shifrën totale në 34.210. Ndërsa totali i të infektuarve është 999.043.