Francë: I përdhunuari me shkop nga policia akoma në agoni

| 22 Maj 2017 | 19:47 | Nga

Motra e punonjësit të ri me ngjyrë, Theo që u përdhunua me shkop nga policia franceze ka zbuluar se ai akoma vuan nga plagët e tij edhe katër muaj më vonë.

Elenor, motra e viktimës, tha se vëllai i saj nuk është i njëjti që prej përleshjes së tij në shkurt, duke shtuar se mezi fle dhe duket i trishtuar thuajse tërë kohën, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

22-vjecari Teo që është edhe futbollist i talentuar, thotë se ai u dhunua, u rrah gjatë një ndalim kërkimi në një lagje në periferi të Parisit.

Një polic është akuzuar për përdhunim dhe tre të tjerë janë akuzuar për përdorim të tepruar të forcës gjatë arrestimit të Teos. Të gjithë oficerët janë suspenduar dhe hetimet vazhdojnë. Ndërsa që edhe dhjetëra persona ishin arrestuan gjatë protestave që u kthyen në të dhunshme kundër policisë në muajin shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme