Me fillim në orën 17:00 do të luhet finalja e kampionatit botëror Franca kundër Kroacisë.
Para ndeshjes ju sjellim disa fakte interesante të këtyre dy kombëtareve dhe pjesëmarrjeve të tyre në botëror e ndeshjeve të luajtura kundër njëra tjetrës në të kaluarën.
Franca dhe Kroacia janë ballafaquar pesë herë në të kaluarën, Franca ka fituar tri herë (në vitin 1998, 1999 dhe 2000) dhe dy ndeshjet tjera kanë përfunduar me barazim (2004, 2011).
Dy nga pjesë takimet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë në kampionate të mëdha. Franca kishte fituar 2-1 kundër Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në 1998, kurse takimi në Europianin e 2004 kishte përfunduar barazim 2-2 në fazën e grupeve.
Franca ka arritur për herë të tretë në finale të Botërorit; kishte fituar në vitin 1998 dhe kishte humbur në vitin 2006.
Paraqitja e tretë e Francës në finale prej vitit 1998 do të thotë se Franca është e vetmja kombëtare që e ka arritur tri herë finalen në 20 vjetët e fundit – Brazili e Gjermania nga dy herë.
Kroacia ka arritur për herë të parë në finale të Kupës së Botës, duke u bërë kështu shteti i 13 që ka prekur finalen dhe shteti i 10 europianë.
Dy finalistët e fundit që kanë mbërritur për herë të parë në finale – Franca në 1998 dhe Spanja në 2010 – i kanë fituar finalet.