Francezët “do të ruajnë” kufirin shqiptar

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 12:26 | Nga

Policë francez pritet të mbërrijnë në Shqipëri në muajin shtator për të ndihmuar kolegët e tyre shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në mënyrë që të parandalohen dhe shmangen rastet e shkeljes abuzive të rregullave të lëvizjes së lirë Schengen.

Ata do të ndihmojnë policët shqiptarë në mënyrë që të ndalohet udhëtimi i fëmijëve të pashoqëruar dhe të ulet numri i personave që udhëtojnë drejt Francës për të kërkuar azil, dy shqetësime këto që janë ngritur nga pala franceze prej kohësh.

Për konkretizimin e kësaj marrëveshje ka udhëtuar drejt Parisit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ku është takuar me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb, shkruan Top Channel.

I pranishëm në delegacionin shqiptare ishte dhe Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm dhe emri më i përfolur për ta rimarrë këtë detyrë në shtator, periudhë në të cilën pritet të mbërrijnë dhe policët e parë francezë në vendin tonë.

Në marrëveshjen e rënë dakord mes dy vendeve nuk ka të përcaktuar një numër efektivësh që do të jenë në Shqipëri, por veç kontrolleve të përbashkëta në kufi, janë të parashikuara dhe një sërë masash, duke nisur që nga nxitja për kthimin vullnetar e deri tek masat informuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme