Francezi rrëfen vrasjen e shqiptares, Brunilda Kovaçi

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Autori i vrasjes së 37-vjeçares shqiptare Brunilda Kovaçi në Kanë të Francës është një 28-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet franceze.

Sipas mediave vendase, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën në një vend që ai e dinte se ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin”, tha prokurori, shkruan Oranews.

Prokurori e përshkroi autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërsa për shkaqet prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek 28-vjeçari.

Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit “janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme