Ekonomia Online
FUNDIT

Frashër Krasniqi arrestohet në kufirin me Shqipërinë, Molliqaj thotë se po përndiqen nga pushteti

Frashër Krasniqi arrestohet në kufirin me Shqipërinë, Molliqaj thotë se po përndiqen nga pushteti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e tyre, Frashër Krasniqi, derisa po e kalonte kufirin Kosovë-Shqipëri. Molliqaj ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demollin e Gëzon Kastratin. “Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër […]

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e tyre, Frashër Krasniqi, derisa po e kalonte kufirin Kosovë-Shqipëri.

Molliqaj ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demollin e Gëzon Kastratin.

“Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit’, tha ai.

Ish-Sekretari Organizativ i VV-së ka shkruar tutje se për PSD-në, Asociaciacioni është i paparanushëm dhe sipas tij meqë rezistenca po rritet “pushteti ka filluar përndjekjen”.

Njoftimi i plotë:

Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit.

Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë.

Kërkojmë lirimin e menjëhhershëm të Frashër Krasniqit.

(Foto nga arkivi)

Të ngjashme