Frikësohem se cikli i dhunës vështirë që mund të ndalet më

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 20:36 | Nga Leonard Kerquki

Polarizimi i skajshëm që ka ndodhur dy vitet e fundit, natyrshëm se do të kulmojë me dhunë.

Fjalët si kriminel, hajn, shpijun, njeri i Serbisë… janë normalizuar.

Ne televizion, para disa ditesh, nje panelist i tha mbështetëse e Vuçiqit nje kolegeje gazetare. Ndërkohë, panelistja është rritur jetime, sepse babai i ka rënë dëshmor me pushkë ne krahë në radhët e UÇK-së.

Pafytyrësia dhe poshtërsia kanë kalu në tjeter nivel.

Mos harroni, njerëzit janë vrarë paslufte pikërisht për shkak të një klime të ngjashme me atë të sotshmen.

Unë frikësohem se tashmë është vonë dhe se cikli i dhunës vështirë që mund të ndalet më.

Të ngjashme