Sipas një njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), epidemia e fruthit në Kosovë, është shënuar një trend rënieje e saj, transmeton Koha.net.
Ky është njoftimi:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin përmbledhës të ecurisë së së fruthit ka raportuar raste sporadike të fruthit në Kosovë.
Sipas të dhënave të të sistemit të mbikëqyrjes së fruthit në Kosovë për periudhën 01 mars 2017 deri më 15 Maj 2018 në total janë raportuar 929 raste të dyshuara në fruth, prej të cilëve në laboratoret e IKSHPK janë konfirmuar 679 raste janë pozitive në fruth.
Numri më i lartë i rasteve është nga komuna e Fushë Kosovës me 198 raste, e përcjellë me komunën e Prishtinës me 145 raste të konfirmuara.
Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri i dyshuar në fruth, ku aktualisht janë të hospitalizuar 3 pacientë të dyshuar në fruth.
Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile kurse pas shfaqjes së epidemisë së fruthit vitin e kaluar shkalla e imunizimit është rritur duke iu afruar mbulesës 100%.
Të gjithë ata fëmijë të vaksinuar me rregull nuk do të sëmuren nga fruthi!
Instituti Kombëtar në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër fruthit dhe sëmundjeve tjera vaksinë preventabile. dhe po implementon masat parandaluese e kontrolluese.
Instituti Kombëtar dhe QKMF-të bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme po hulumtojnë të gjithë fëmijët e komunitetit RAE të cilët një numër i tyre janë regjistruar me identitet të ndryshëm në Kosovë dhe identitet tjetër kur lëvizin në vendet fqinje!
Andaj vazhdojmë të apelojmë te të gjithë prindërit të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.
Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në Kosovë, Rajon, Europë dhe botë.