Sot e quajnë “fshati fantazmë”, Burj Al babas në Turqi, u ndërtua si një komunitet luksi për blerësit e huaj. Por me goditjen ekonomike që përjetoi vendi, krijuesit e projektit e gjetën veten shumë shpejt të detyruar të kërkonin mbrojtje nga falimentimi dhe blerësit u tërhoqën.
Sot, shtëpitë në formë gotike që të kujtojnë Kështjellat e Disney-t rrinë bosh, prova e dhimbshme e dështimit të planit gjigand 200 milionë dollarësh.
Tre ne kater kompani që kanë kërkuar mbrojtje nga falimenti, janë kompani ndërtimi. Ato vazhdojnë të ushqejnë shpresat se situata do të përmirësohet, e mendojnë se po të shesin qofte edhe 100 villa, do të arrijnë ta shlyejnë borxhin.
Kur ideja nisi të vihej në zbatim ne 2014-ten, iniciuesi i saj, grupi Sarot shpresonte se kompleksi në veriperëndim të Turqisë do të shndërrohej në një magnet për pasaniket e huaj.
Megjithatë, ai ka mbetur në vendnumëro e nuk dihet si do t’i shkojë fati. Sektori i ndërtimi ka qenë një forcë e rëndësishme shtytëse për ekonominë turke nën drejtimin e Rexhep Tajip Erdoanit; që prej ardhjes së tij në pushtet ne 2003-shin, vendi pati përjetuar një rritje te qendrueshme ekonomike, por inflacioni I larte dhe kriza e muajit gusht i dhanë asaj një grusht të fortë dhe tremujorin e fundit të 2018-tës, sektori i ndërtimit u kontraktua me 5,3%.