Fshati i Arben Vitisë i dha vota më shumë Përparim Ramës

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Arben Vitinë e Vetëvendosjes nuk e ka votuar mjaftueshëm as fshati i tij, Mareci. Banorët e kësaj e kanë votuar Përparim Ramën e LDK-së.

Bazuar në të dhënat e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Vitia ka marrë 41 vota e Përparim Rama 67.

Gjithsej të vlefshme ishin 108 votime.

Përparim Rama ka lënë mbrapa kundër kandidatin e tij nga LVV-ja duke arritur të sigurojë 40 mijë e 659 apo 51,07%, ndërsa Arben Vitia i LVV-së mori 38 mijë 958 apo 48,93%.

Ndërkohë, Arben Vitia qysh mbrëmë e ka pranuar humbjen në Prishtinë, duke thënë se tani kryeqyteti ka një kryetar të ri.

Të ngjashme