Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas miratimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ka paralajmëruar një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kryetari i Komisionit, Haxhi Shala tregoi se kanë në plan një vizitë në FSK, me ç’rast do të iu prezantohet plani zhvillimor, raporton Ekonomia Online.
Ndër të tjera, u miratua edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.Anëtarët e komisionit prezantuan temat të cilat do t’i diskutojnë në mbledhjet e radhës.