FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike Komunës së Artanës

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 16:16 | Nga

Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në kuadër të Ministrisë së Frocës së Sigurisë së Kosovës, i ka dhuruar një karrike stomatologjike Komunës së Artanës, dedikuar fshatit Llabjanë të kësaj komunë.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit ishin të pranishëm; kryetari i Komunës së Artanës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i Ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë të MFSK/FSK-së, si dhe atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së major Murillo.

Ky donacion nga Qendra Klinike Stomatologjike e Kosovës kishte për qëllim lehtësimin e nevojave të qytetarëve të Artanës, për t’iu mundësuar atyre kryejnë e disa shërbimeve stomatologjike në Ambulancën e fshatit.

Gjeneral lejtënant Rrahman Rama, dhe nënkoloneli Afrim Veseli, karrigen ia dorëzuan kryetarit të Artanës, Sevetisllav Ivanoviq, duke theksuar se MFSK-ja është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe komuniteteve pa dallim.

Ai premtoi se edhe në të ardhmen FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare.

Ndërsa kryetari i Komunës së Artanës, Sevetisllav Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve të komunës që ai drejton, falënderoi FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se: “Kërriga stomatologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos në shërbim të fëmijëve dhe nxënëseve”.

thumbnail_4.FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike Komunës së Artanës 9.02.3017 (2) thumbnail_3. Nenkolonel Afrim Veseli ia dorezon karrigen kryetarit te Artanesz. Ivanoviq thumbnail_1.FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike Komunës së Artanës 9.02.3017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme