Një burrë i komunitetit serb është arrestuar nga policia e FSK-së pasi kishte hyrë në parkingun e Ministrisë së FSK-së i paautorizuar, tha Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.
Sipas Shalës dyshimet e para tregojnë se personi në fjalë i pa informuar ka hyrë me makinë në parkingun e FSK-së, raporton kallxo.com.
“Një qytetar i komunitetit serb, e jo gazetar, si duket i pa informuar ka hy me makinë në parkingun e ministrisë së FSK-së. Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, në prag të ceremonisë “Mandatimit të FSK-së” që do të mbahet me datë 14 në ndërtesën e MFSK-së, Policia e FSK-së personin në fjalë e ka legjitimuar dhe e ka dorëzuar tek Policia e Kosovës e cila procedon më tej sipas procedurave të tyre” tha ai.