Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë trajnime në terren , e ku do të bëhen në zonën e Badovcit dhe zonës së Koliqit.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 3 shkurt në zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”.
Njoftimi i plotë:
📢 Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë për dy aktivitete të radhës të Kadetëve të FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës:
1️⃣ Zona e Badovcit – 03 shkurt 2026
Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”.
2️⃣ Zona e Koliqit – 06 dhe 07 shkurt 2026
Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të realizojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.
🔹 Ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë zhvilluar edhe më parë nga kadetët dhe kanë karakter profesional dhe edukativ.
🤝 Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve.
ℹ️ Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë.