Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në tenderin e saj të fundit ka blerë automjete jo taktike si dhe një autobus për nevojat e FSK-së, shkruan Gazeta Fjala.
Kjo ministri thotë se automjetet e blera do të përdoren për Policin e Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK)me qellim te përmbushjes se kapaciteteve operacionale sipas misionit qe kane këto njësi .
Si dhe autobusi për transportin e pjesëtareve te FSK-se, në lokacione të ndryshme në territorin e Kosovës.
Blerja e automjeteve FSK-së i ka kushtuar rreth 337 mijë euro. Furnizimin me to e ka bërë kompania ”Baki Automobile”,shkruan Gazeta Fjala.
Ndërkohë që afro 407 mijë euro i ka kushtuar blerja e autobusit FSK-së, për bartjen e ushtarëve të saj.
Furnizimin me to e ka bërë kompania “N.P.SH AGS”.