Ftohtë dhe ngrica, temperaturat deri -11 gradë

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi vazhdon të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.

Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius.

Të ngjashme