Kosova po zgjohet nga gjumi i dekadave të fundit ku kishte një pozitë të priviligjuar në komunitetin perendimor. Këto dekada të ‘mjaltit’ kanë përunduar tashmë. Fillimisht përtej Atlantikut ndryshuan gjërat. Një herë ishte një emisar që vepronte ndryshe, pastaj edhe tjetri dhe e kuptuam që është mbase një politikë zytare tashmë.
Ne duhet vetëm vehtën të pyesim se pse ndodhi kjo, cfarë ne bëmë ndryshe apo ku gabuam. Mendimi im ‘naiv’ është që baza e ndryshimit vjen tek lobimi. Qeveria nuk vazhdoj me investu në lobim i cili i hap secilën derë në një SHBA korporative ku gjithcka vendosë sektori privat ndoshta. Kursimi i disa milonëve (POLITIKAT E MAJTA!) nga qeveria, si dhe investimi dramatik i Serbisë bëri që për disa vite pozicioni i Kosovës të zbehet e i Serbisë të përmirësohet. Por kjo sikurse ishte e ‘izoluar’ dhe e përkohëshme.
Pastaj, edhe disa vend në Europë me ndikim, sikurse Franca filluan të mësojnë nga situata e re e krijuar në Washinton rreth Kosovës dhe filluan me i adaptu pozicionet. Kështu, pozicioni i Kosovës kur ndryshoj në boshtin kryesor, në DC, pastaj si me domino efekt u shkapërderth në Europë, sidomos në Bruksel.
E tash së fundi, sidomos pas vizitës së Kancelarit Scholtz në Beograd dhe dakordimit rreth Lithiumit edhe personat sikur zotër Sarrazin sikurse kanë ndryshuar pozicionet. Në diskursin e tyre shifet një gjuhë dhe pozicione dramatikisht të ndryshme krahasuar me ato më herët.
Tash Gjermani kërkon të largohen masat ndaj Serbisë agresive se interesi i gjermanisë po kërcënohet. Ky është kulmi. Edhe pas sulmit të Banjskës, Kosova si viktimë, po sakrifikohet. Kjo tregon për gabimet dhe mjerimin e jashtëzakonshëm të diplomacisë së Kosovës. Dëmet e krijuara nga diplomacia e Qeverisë Kurti II do të duhet vite e dekada të rikuperohen, dhe kjo nuk dmth që mund të arrihen rezultate.
E tash Kosova po zgjohet nga gjumi i saj. Nga një endërr e jashtëzakonshme pozitive ku pati status të previlegjuar me dekada. Tash rruga e Kosovës do të jetë më e vështirë. Kosova e cila priste shumicën e punëve të i bëjnë tjerët për të, tash duhet të i bëjë vet. Por jo vetëm këtë, ajo duhet të bëjë shumë kompromise të dhimshe se izolimi i saj nënkupton lisencë për politikën e Serbisë rreth Kosovës.
Këtë mund ta quajm ‘Sarrazinimi’, kur emisari special i Gjermanisë, një mik i jashtëzakonshëm i Kosovës, tash është shndëruar në një person që po bënë presion mbi qeverinë e Kosovës ngjashëm sikur disa emisarë të SHBA që kishin një qasje tepër biznesore dhe jodiplomatike. Kjo shënon dhe konfrimon kohën dhe faktin që tash gjërat kanë ndryshuar dramatikisht dhe Kosova duhet të mësoj shumë, të adaptohet dhe të rishikoj strategjinë e diplomacisë së saj.