Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperatura më e ulët do të jetë -2C kurse më e larta e ditës parashihet të arrijë në 16C.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
Ndërkaq, nesër do të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe reshje shiu në viset e ulëta, kurse në viset malore reshje bore.