Funksionalizimi i bordeve, peng i pazareve politike

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 08:14 | Nga

Mosfunksionimi i bordeve të ndërmarrjeve publike e agjencive të pavarura dhe tejkalimi i paligjshëm i afateve për plotësimin e bordeve, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, lë të nënkuptohet se partnerët e koalicionit janë duke bërë pazare për këto pozita, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe gjashtë muaj pasi ka marrë mandatin Qeveria Haradinaj nuk ka arritur që t’i funksionalizojë bordet e disa ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura. Pa bord funksional ka më shumë se një vit që po funksionojnë Telekomi i Kosovës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe “Trepça”.

Edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka disa muaj që ka bordin jofunksional. Një pjesë e fajit për moskompletimin e bordit të disa prej tyre është edhe Kuvendi i Kosovës, i cili është përgjegjës për emërimin e disa prej tyre. Ndërsa në Qeveri kanë thënë se janë në procedura të emërimit të anëtarëve të këtyre bordeve.

Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka thënë për gazetën se si institut disa herë kanë insistuar që të mos tejkalohet afati ligjor për plotësimin e pozitave të anëtarëve të bordit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme