Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Malësinë e Madhe, në Shkodër.
Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së M.Ç, 51 vjeç. i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.
Siç bëhet me dije, autori i plagosjes është kryetari i PS-së në këtë zonë.
Në fshatin Vukël, ku ka ndodhur plagosja kanë shkuar forta të shumta të policisë së Shkodër, të cilat janë mbështetur edhe nga një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë(FNSH).
Pasi disa orësh, policia ka bërë të mundur lokalizimin e 49-vjeçarit, duke e vënë në pranga, ku atij i është sekuestruar edhe arma e krimit.
Po ashtu, blutë në vendngjarje kanë sekuestruar 12 gëzhoja, ndërsa po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.