Fuqitë botërore mbrojnë paktin me Iranin, pavarësisht kërcënimit nga Trump

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 10:29 | Nga

Fuqitë botërore, përfshirë këtu edhe aleatët e ShBA-së, kanë thënë se do ta mbështesin marrëveshjen nukleare me Iranin, të cilën presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta thyejë.

Trump tha të premten se do të ndalojë në nënshkrimin e marrëveshjes, shkruan BBC. Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania iu përgjigjën paktit që than se ishte në interesin e sigurisë shtetërore të tyre.

BE-ja tha që nuk i takon asnjë shteti që t’i japë fund një marrëveshje në funksion.

Ndërkaq presidenti iranian, Hassan Rohani, tha që SHBA-të janë më të izoluar se kurrë.

“A mundet një president ta anulojë veç vetë një traktat multilateral ndërkombëtar?”, pyeti ai.

“Siç duket ai nuk e di që kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje bilaterale vetëm mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara”.

Marrëveshja e nënshkruar më 2015, është mes Iranit dhe gjashtë fuqive ndërkombëtare, Britanisë së Madhe, ShBA-së, Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Kinës.

Kjo marrëveshje vë kontroll në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme