Furra që pjek ushqim falë energjisë diellore

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

GoSun Sport është një furrë që funksionon përmes energjisë diellore dhe në këtë mënyrë mund ta përgatisni ushqimin tuaj.

Në përshkrimin e kësaj furre pohohet që ajo mund të pjekë ushqim për dy persona brenda pak minutash.

Aty po ashtu shkruan se mes tjerash në të mund të pjekësh perime, ushqimet të ngrira, hotdogë, simite, mishra.

Kjo furrë është një lloj cilindri ku vendoset ushqimi, i vendoset letër alumini, dhe disa perime, dhe më pas vendoset brenda pjesës tjetër të furrës dhe janë të gatshme brenda 20-25 minutash.

Mirëpo, pjekja në këtë grill apo furrë varet nga dielli se a është i plotë, i mirë, mesatar apo i dobët (në bazë të përshkrimit të GoSun Sport).

Të ngjashme