Fushë-Kosovë: Gjendet një person pa shenja jete

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 09:00 në shtëpinë e tij në fshatin Henc të Komunës së Fushë-Kosovës.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një person pa shënja jete, i cili është gjetë në shtëpinë e tij në fshatin Henc të Fushë Kosovës. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore rreth 80 vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente policore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme