Komuna e Fushë-Kosovës ka publikuar buxhetin total për vitin 2020, i cili arrin shumën prej 12 milion e 608 mijë e 366 euro, kurse vetëm për investime kapitale për vitin 2020 janë planifikuar 3 milionë e 989 mijë e 510 euro.
Këto publikime u prezantuan gjatë dëgjimit të parë publik me qytetarë rreth ‘Planit të Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022’, të mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.
Përveq projekteve të planifikuara nga Komuna, qytetarët e pranishëm në këtë takim dhanë ide dhe propozime shtesë për projekte të tjera të cilat pas përfundimit të dëgjimeve publike do të shqyrtohen nga Kuvendi Komunal për realizimin e tyre.
Dëgjimi i dytë publik do të mbahet më 26.07.2019.