Fushë Kosovë, plagoset një person me armë zjarri

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Të dielën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, plagosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje, njofton Klan Kosova.

Ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Viktima mashkull ka informuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull me pistoletë e ka plagosur viktimën. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 milimetra. I dyshuari gjendet në arrati”.

Të ngjashme