Dueli Ballkani – Trepça ’89 hap xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten (21 shtator) në Suharekë (15:45). Pas pesë xhirove të zhvilluara, Ballkani ka tubuar shtatë pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, me dy pikë më shumë se Trepça ’89, që është e nënta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën: Flamurtari – Ferronikeli, Liria – Llapi dhe KeKu – Drenica. Ndërsa, ndeshjet Drita – Prishtina dhe Ferizaj – Gjilani do të zhvillohen të dielën, po ashtu prej orës 15:45. Tabelës i prin Flamurtari me 13 pikë, i ndjekur nga Ferronikeli (11) e Llapi (10).