Futbollistët spanjollë refuzojnë uljen e pagave pas krizës së krijuar nga Coronavirusi

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kapitenët e klubeve të kategorisë së parë dhe të dytë të futbollit spanjoll kanë dalë kundër uljes së pagave pas krizës së krijuar nga koronavirusi, raporton e përditshmja spanjolle “Sport”.

Një takim i mbajtur me kapitenëve të klubeve dhe Shoqatës së Lojtarëve Spanjollë përfundoi me refuzimin e futbollistëve për shkurtimin e pagave.

Koronavirusi ka shkaktuar kaos të madh në botën e sportit, derisa kampionatet e shumë vendeve janë pezulluar.

Gjithashtu Kampionati Evropian dhe Lojërat Olimpike janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

Të ngjashme